Vendosni fjalën kyçe....

Basha vendos ta gdhijë me artistët te Teatri Kombëtar: Kemi regjim hileqar që grabit pronën


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu bashkua artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar duke thënë se do qëndrojë me ta deri në agim me ta.

Basha tha se qeveria është një regjim hajdutësh dhe preferojnë hilet ashtu siç ndodhi në Astir.

PD ka qenë pranë artistëve, i bej thirrje qytetarëve që t’u qëndrojë pranë, po mbrojnë vijën e fundit pas së cilës vjen diktatura. Do kaloj orë të tëra këtu dhe do jem pranë tyre. Këta janë një regjim hajdutësh dhe hajdutët preferojnë hilet, shkuan që në 5:00 të mëngjesit në Astir me gaz lotsjellës. Jemi i vetmi vend në botë që qeveri anë vend t’i mbrojë i grabit qytetarët. Në vend që t’i kushtohet vëmendje COVID-it Rama grabit pronat, ka 7 vite vjedhje, 7 vite dështim por pandemia tregoi fytyrën e vërtetë, se kur nuk ndalesh nga pandemia do të thotë je i pashpresë“-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *