Vendosni fjalën kyçe....

“Çdo hap për prishjen e teatrit akt i pastër lufte, ta presin zjarrin nga Surreli te qendrat tregtare të oligarkëve” – Basha


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, është takuar ditën e sotme me përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ky takim vjen pas vendimit të kryeministrit Rama për t’ia kaluar teatrin Bashkisë së Tiranës dhe deklaratave të tij e Veliajt për prishjen e godinës dhe ndërtimin e një teatri të ri.

Pas takimit Basha dha një deklaratë për mediat para selisë së PD-së due theksuar se ‘teatri është vija e kuqe’.

Ai tha se Rama e banda e tij i janë sulur teatrit për ta grabitur e shkatërruar ndërsa theksoi se çdo hap për prishjen e teatrit është akt lufte ndaj qytetarëve e artistëve.

“Rama dhe banda e tij sulen për të tjetërsuar Teatrin Kombëtar për të vjedhur këtë pasuri, për të shkatërruar. Edhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen vetëm për të vjedhur. Këtë duan ta bëjnë në mënyrën më të dhunshme të mundshme. Aleanca dhe qytetarët janë përballur me dhunë ndërkohë që është diçka që i takon të gjithë qytetarëve. Çdo hap përpara për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj artistëve e qytetarëve. I bëj thirrje demokratëve, mbështetësve të opozitës, të djathtëve e të majtëve. Le ta presin zjarrin nga Surreli deri tek qendrat tregtare të oligarkëve dhe krimit të organizuar. Teatri është vija e kuqe.” – theksoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *