CNN ka vendosur të organizojë një dëgjesë lidhur me pandeminë Covid-19. Në panelin e ekspertëve që do marrin pjesë janë dy doktorë, një ish-sekretare të Shëndetit e Shërbimeve Njerëzore dhe 17-vjeçarja Greta Thunberg, një aktiviste kundër ndryshimeve klimatike.
CNN njoftoi të mërkurën se dëgjesa me temë “Coronavirus: Fakte dhe Frika”, do të ketë në panelin e ekspertëve edhe adoleshenten që nuk ka mbaruar ende arsimin e mesëm, Greta Thunberg, 17-vjeçarja suedeze e njohur për protestat e saj kundër ngrohjej globale, e panjohur deri tani për ekspertizën e saj mjekësore.
Tre panelistët e tjerë janë Dr. Sanjay Gupta; Dr. Richard Besser, ish drejtor i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve dhe ish-Sekretarja i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në epokën Obama, Kathleen Sebelius.
Ndërsa është ende mister se çfarë ekspertize mund të ofrojë Thunberg, rrjeti komentuar jo pak vendimin e CNN.