Grupi i deputetëve që u bënë pjesë e Kuvendit pas djegies së mandateve nga demokratët, ka vendosur të shkarkojë si kryetare Rudina Hajdarin.
Sipas gazetës Panorama, në vend të Hajdarit në krye të grupit paralmentar demokrat do të jetë deputeti Myslym Murrizi.
Kjo është hera e dytë që Grupi i Demokratëve merr nismën për të larguar Hajdarin. Herët e fundit pati debate të forta që krijuan përçarje dhe i ndanë ata në dy grupime.
Pakënaqësitë e tyre ndaj Hajdarit lidhen me transparencën për Reformën Zgjedhore. Nga Hajdari ende nuk ka një reagim mbi vendimin e kolegëve të saj.