Një fëmijë i moshës 8 vjeçare është gjetur i mbytur në pellgun artificial të parkut japonez në Korçë.
Policia thotë se fëmija ka shkarë aksidentalisht në rezervuar ku më pas është mbytur.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në vijim të informacionit të mësipërm, u bë identifikimi i viktimës i cili është shtetasi S. Ç., 8 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet e kryera rezulton se, fëmija aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuar dhe për pasojë është mbytur.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.
Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.