Gjykata e Apelit të Tiranës do shqyrtojë ankimimin e Prokurorisë për kreun demokrat Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD, në lidhje me akuzat për lobim në SHBA prej 675 mijë dollarëveve në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
Avokati i Bashës, Eduart Halimi ka qenë sot në Gjykatën e Apelit ku pas seancës tha se dy palët ishin pyetur për prova të reja, por asnjëra nuk kishte.
Vendimi do të merret brenda 15 ditëve, vetëm duke shqyrtuar dokumentacionin dhe pa patur një debat gjyqësor.
“Çështjet duhet të shqyrtohen brenda 15 ditëve. Në rast se nga shqyrtimi i dosjes ka prova të reja, Gjykata mund të marrë një vendim të ndryshëm.
Gjykata do të marrë një vendim vetëm duke shqyrtuar dokumentacionin.
Në Gjykatën e apelit nuk ka nevojë të bëhet një debat gjyqësor. Është shtyrë shumë herë, kjo është seanca e pestë.
U pyetëm vetëm në se ka prova të reja, por nuk kishte prova. Gjykata do njoftojë për vendimin”, tha Halimi.