Një 8-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në Korçë.
Ai u mbyt në vendin e quajtur ‘Parku Japonez’ ndërsa policia njofton se trupi i tij është nxjerrë nga uji nga zjarrfikësit.
Identiteti i të miturit nuk është zbuluar ende ndërsa policia heton për dinamikën e ngjarjes.
Njoftimi
“Korçë/Informacion paraprak. Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar. Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”