Presidenti Meta ka kërkuar që çdo veprim lidhur me godinën e Teatrit Kombëtar duhet të pezullohet deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Ai tha se teatri është pjesë e trashëgimisë kulturore të Europës, ndërsa godina sipas tij duhet ruajtur me çdo kusht.
Sot, Meta nëpërmjet këshilltarit Dervishaj depozitoi në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
“Mbrojtja e kësaj trashëgimie kulturore kërkon që edhe mjediset ku ajo është formësuar të ruhet. Organizata Europa Nostra e mbështetur nga Këshilli i Europës e Parlamenti Europian si trashëgimi kulturore të BE-së. Shqyrtimi i kërkesës nga Gjykata Kushtetuese duhet të vijojë bashkë me kërkesën për antikushtetueshmërinë të vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave. Nëse ndërhyrja në Teatrin Kombëtar do bëhet para dhënies së vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, pasojat do ishin të rënda.” – tha Meta.