Kreu i Shtetit duke shpërndarë daljen e tij publike të ditës së sotme në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, ka dhënë edhe një mesazh të koduar lidhur me këtë çështje.
Meta përfshin aspiratat evropiane të vendin tonë, në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar, për të cilën thotë se “Evropa nuk është thjesht euro, por është kulturë dhe identitet”.
“Dua ta theksoj edhe një herë për cilindo, që nuk e ka kuptuar akoma e që ndoshta nuk do ta kuptojë asnjëherë, Europa nuk është thjesht euro, por në radhë të parë është kulturë, është vizion, por është edhe identitet!”-shkruan Meta.
Ndërkohë ditën e sotme, në fjalën e tij Meta tha do jetë në mbrojtje të Kushtetutës së vendit si në rastin e teatrit ashtu edhe në çdo çështje tjetër ku ajo shkelet.
“Teatri Kombëtar lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, Bashkia s’mund ta ketë në pronësi dhe s’mund të shprehet tej kompetencave të saj. Ka kometenca të kufizuara. Pasuria e Teatrit Kombëtar qëndron në pronësi të Republikës. Edhe kërkesa dhe çështja e Presidentit Meta, edhe të asaj më 24 korrik duhet të vijojë të shqyrtohet pasi të dyja këto akte të kundërshtuara, janë akte që ndikojnë në ekzistencën e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar. E drejta për të vendosur mbi ekzistencën e pasurive që lidhen me trashëgiminë nuk i përket vetëm një qeveria apo një bashkie.
I përket vetëm Gjykatës Kushtetuese të shprehet për këtë çështje dhe askujt tjetër. Teatri ka një status të veçantë pasi është kompleks godinash për shkak të interesit që ka, nuk është vetëm çështje e një qeverie dhe bashkie por çështje ndjesie. është pasuri e paluajtshme publike, dhe ka tjetër status dhe regjim” – tha presidenti gjatë konferencës për shtyp.