Presidenti Meta ka depozituar një padi në Gjykatën Kushteturse kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Padia është dorëzuar nga këshilltati ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj. Presidenti është shprehur edhe më herët kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Pak ditë më parë, Rama i kaloi Bashkisë së Tiranës administrimin e Teatrit Kombëtar. Rama e Veliaj janë shprehur ditët e fundit për prishjen e TK-së dhe ndërtimin e një godine të re në të njëjtin vend.
Prishja e Teatrit Kombëtar kundërshtohet nga qytetarë, aktorë e regjisorë si dhe nga opozita e bashkuar.