Vendosni fjalën kyçe....

Ndiqet penalisht drejtori i burgut të Beratit, akuzohet se favorizonte të dënuarit


Drejtori i Burgut në Berat, Hiqmet Këlliçi po ndiqet penalisht, pasi akuzohet për “Shpërdorim Detyre”.

Oficerët e SHKB-së së Burgjeve, të cilët kanë përcjellë dje në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dosjen hetimore në ngarkim të drejtorit Këlliçi. Drejtori i Burgut të Beratit, Hiqmet Këlliçi është hetuar prej 1muaji nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Shërbimit të Brendshëm Kombëtar të Burgjeve, të cilët kanë përcjellë pranë Prokurorisë së Beratit edhe hetimet e kryera dhe provat e dëshmitë e grumbulluara, raporton BalkanËeb.

Sipas SHKB-së së Burgjeve, Këlliçi, akuzohet se favorizonte të dënuarit për “liri me kusht” në këmbim të ryshfeteve. Në dosjen hetimore në ngarkim të tij thuhet se, ai nuk i dënonte të dënuarit që, sipas tij, duhet të përfitonin “liri me kusht”, edhe kur ata kryenin shkelje të ndryshme.

Në shumë raste të tilla, edhe pse juristi i IEPV-së Berat, përgatiste praktikat dhe ja dërgonte komisionit të disiplinës, ky komision nuk mblidhej asnjëherë për rastet e të burgosurve që favorizoheshin prej tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *