Vendosni fjalën kyçe....

Plas sherri mes kushërinjve në Krujë, njëri i vë zjarrin pronës së xhaxhait


Policia ka arrestuar dy kushërinj në Krujë si dhe ka proceduar penalisht dy vëllezër pas një konflikti mes tyre. Të arrestuarit janë dy personat me inicialet: Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç.

“Ata akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, pas një sherri për motive pronësie. Pas konfliktit Sh. V. akuzohet se i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, me inicialet S. V.

DETAJET E POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa familjarëve, duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç, banues në Krujë (kushërinj).

Si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

  1. V., 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç, banues në Krujë (vëllezër).

Këta shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe pas konfliktit shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *