Vendosni fjalën kyçe....

Protesta për mbrojtjen e Teatrit, Rama: Nuk shoh aleancë, kanë dalë në kundërshtim me rregullat


Kryeministri Edi Rama, ka komentuar protestën që po zhvillohet te Teatri Kombëtar, duke thënë se personat e mbledhur po shkelin rregullat e vendosura për shkak të emergjencës së shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas Kryeministrit, pakica e mbledhur ka të drejtë të protestojë por ai e quan godinën një “karakatinë” që duhet shembur.

Së pari ju më thatë që pas shpinës shoh një grup njerëzisht që kanë thyer të gjitha rregullat aktuale në kundërshtim me aktin normativ duke vënë në rrezik veten dhe njeri tjetrin dhe ata që mund të kenë kontakte më pas. Nuk shoh ndonjë aleancë. Nuk flas për persona por për atë që po ndodh pas shpinës suaj.

Nuk ka qytetarë në barrikadë njerëzorë, nuk ka artistë dhe grusht aktorësh të bashkuar në një barrikadë njerëzore. Nuk është Ndrenika, ndriçim Xhepa, Nuk është Altin Basha që janë pjesa dërrmuese e komunitetit, nuk është më as alibia skandaloze e dhënies së pronës shtetërore tek një privat, ka rënë opsioni i PPP, ishte një tentativë e mirësjellshme për të ndërtuar një teatër. Gjithmonë ka një minorancë që kundërshton.

Unë them që ata janë një pakicë shumë e vogël, legjitime në të drejtën e tyre që të jenë kundër, që të duan patjetër që karakatina e teatrit kombëtar ekzistues të qëndrojë aty post mortum të tyre edhe 2 mijë vjet. Po nuk mund të bëjnë asgjë për t’iu imponuar shumicës. Shumica nuk është shumica e pushtetit ekzekutiv por i komunitetit teatror”-deklaroi Rama, në emisionin “Opinion”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *