Një stuhi e fuqishme ka goditur qytetin siberian të Chita, duke hedhur në ajër çatitë e ndërtesa e lëndë druri me lehtësi të frikshme. Të paktën tre persona u plagosën.
Ministria e Emergjencave raportoi se erërat me shpejtësi 30 metra në sekondë ngritën në ajër pemët dhe shkaktuan jo pak dëme materiale duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike në qytet.
Pamjet e dëshmitarëve që janë publikuar në rrjetet sociale tregojnë ashpërsinë e erës ndërsa qytetarët përpiqen të gjejnë strehim ku të munden.