Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Kanabisi kulturë bujqësore, pse të humbasim 500 milionë euro


 Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, foli sot në Kuvend lidhur me një nga çështjet më të diskutuara të momentit – legalizimi i kanabisit për përdorime mjekësore.

Balla se nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë legalizim të kanabisit për përdorim të gjerë në Shqipëri, sa të jetë PS-ja në pushtet. Por sipas tij po hulumtohen praktikat më të mira që kjo “kulturë bujqësore” të ketë rendiment të lartë për përdorim mjekësor. Ai dha dhe shembullin e Maqedonisë së Veriut e cila përfiton nga kjo kulturë bujqësore të paktën 100 milionë euro në vit dhe shton se Shqipëria nuk duhet t’i humbë këto para.

 “Më lejoni të them diçka lidhur me një zallamahi dhe një zhurmë që është bërë këto ditë lidhur me një term për legalizimin e kanabisit në Shqipëri. Nuk ka legalizim kanabisi në Shqipëri. Sa të jemi ne nuk ka për të pasur kurrë legalizim kanabisi si përdorim i kanabisit, por prej një viti duam të hulumtojmë dhe kemi hulumtuar gjitha praktikat më të mira, se si kjo kulturë bujqësore… (në fund të fundit është një kulturë bujqësore) të ketë një rendiment të lartë për përdorim në mjekësi apo outpute të tjera të industrisë. Në këtë kontekst le ta quajmë të mbyllur këtë dhe të gjithë ata që u shqetësuan për këtë çështje, në fund të fundit shteti i Maqedonisë së Veriut përfiton të paktën 100 milionë euro në vit, ndërsa përfitimi total shkon deri në 500 milionë euro. Pse duhet t’i humbë ekonomia shqiptare këto?!”, tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *