Eksperti i njohur për sëmundjet efektive Anthony Fauci në SHBA paralajmëroi se akoma më shumë njerëz do të vdesin nëse vendi do të hapet para kohe, duke lehtësuara masat e vëna për koronavirusin.
Por presidenti amerikan, Donald Trump e ka konsideruar paralajmërimin e Fauci-t të papranueshëm.
Siç shkruan BBC., ai e ka akuzuar Faucin se dëshiron “të luajë të gjitha anët e ekuacionit” në dëshminë që ka bërë para ligjvënësve të martën.
Presidenti ka thënë se ka qenë tejet i pakënaqur me deklaratën e Faucit rreth hapjes së shkollave shumë shpejt.
“Shikoni, ai dëshiron të luajë të gjitha anët e ekuacionit. Unë u befasova nga përgjigjja e tij në të vërtetë, sepse, ju e dini, është vetëm për mua – nuk është një përgjigje e pranueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për shkollat”- u tha presidenti gazetarëve.
Ai tha se “e vetmja gjë që do të ishte e pranueshme” është dhënia e mësuesve dhe profesorëve të vjetër disa javë më shumë para se të kthehen.
“Sepse kjo është një sëmundje që sulmon moshën, dhe sulmon shëndetin”, tha presidenti.
Presidenti republikan dëshiron t’i kthejë amerikanët në punë dhe ka lavdëruar guvernatorët që po e bëjnë këtë, ndërsa kritikon të tjerët që nuk veprojnë mjaftueshëm.
Duke folur para ligjvënësve të martën, eksperti i grupit të Task-Forcës së Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi që lehtësimi i masave shumë shpejt mund të sjellë më shumë “vuajtje dhe vdekje”.
Fauci ka theksuar se është e rëndësishme të mos mendohet se fëmijët janë plotësisht imunë ndaj efekteve të koronavirusit.
Drejtori i Institutit Kombëtar për Sëmundje Infektuese dhe Alergji ka paralajmëruar një panel të Senatit amerikan se shtetet duhet të ndjekin rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë dhe të presin derisa të ulet numri i të infektuarve para rihapjes.
“Nëse disa zona, qytete apo shtete, hapen para kohës, pa pasur kapacitetet që të përgjigjjen me efikasitet, shqetësimi im është se ne do të shohim shenja të vogla që mund të kthehen në shpërthime. Pasojat mund të jenë shumë serioze”, ka deklaruar ai.
Sëmundja, Covid-19, që shkakton koronavirusi ka infektuar 1.4 milionë persona në Shtetet e Bashkuara, dhe ka vrarë 84,000 në mesin e tyre. Por Fauci beson se numri i vërtetë i vdekjeve në SHBA është ndoshta më i lartë se shifrat zyrtare.