Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj nuk i ndahet Teatrit Kombëtar: Të hënën iu tregoj planin


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tashmë e ka marrë çështjen e Teatrit Kombëtar në në dorë dhe nuk ndalet pa arritur qëllimin.

Edhe pse konflikti, me Presidentin vazhdon lidhur me ligjin dhe VKM-në për kalimin në pronësi e cila tashmë ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj do shpalosë planin që ka për prishjen dhe ndërtimin e tij.

Me një postim në rrjetet sociale ai ka paralajmëruar se të hënë do shpalosë para Këshillit Bashkiak planet për Teatrin e Ri.

Gjithashtu në videon shoqëruese të shpërndarë Veliaj, kërkon të tregojë punët në kryeqytet të cilat janë shoqëruar jo me pak konflikt mes autoriteteve dhe grupeve të interesit. 

Të hënën ora 11:00 do t’i prezantoj Këshillit Bashkiak planet për Teatrin e Ri. Por, kjo video duhet parë si një dëshmi, për të kuptuar çfarë po vendosim dhe pse kundërshtohet nga të njëjtët njerëz që kanë zgjedhur të bllokojnë çdo punë të mirë të Tiranës!”-shkruan Veliaj.

Ditën e hënë pritet vendimmarrja nga Këshilli Bashkiak i cili do vendosë për prishjen apo jo të Teatrit Kombëtar. 

Këshilli Bashkiak i Tiranës kontrollohet plotësisht nga mazhoranca që prej 30 qershorit. 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *