Vendosni fjalën kyçe....

“Vetëm 1 herë, do ndihesh mirë” – Zbardhet regjistrimi që 18-vjeçarja i bëri babait që kërkon seks


Ditën e djeshme policia arrestoi një 37-vjeçar në Maliq të Korçës, të cilin vajza e tij 18-vjeçare e ka akuzuar për ngacmim seksual.

Ajo kishte regjistruar me telefon edhe bisedën mes saj dhe të atit duke ia dorëzuar policisë. “BalkanWeb” ka zbardhur përgjimet e bisedave mes babait dhe vajzës së tij, ku 37-vjeçari  i thotë të bijës se nuk i komandon dot ndjenjat për të dhe se askush nuk do ta marrë vesh, nëse ndodh gjë mes tyre.

BISEDA NË AUDIO:

  • Babai: Vetëm 1 here, do ndihesh mirë.
    Vajza: Ti je babai im
    Babai: Dakord që jam babai yt, po kjo eshte ndjenje
    Vajza: Neser flasim
    Babai: E di me babi e di, flasim kur të duash, por këto janë ndjena, ndjenjat nuk komandohen.
    Vajza: Ndjenjat do ti komandosh aty ku duhen jo aty ku nuk duhen.
    Babai: …..
  • Vajza: Nuk duhet te flasësh me mua për budallëqe
    Babai: Jo nuk është nuk është gjë e zotit ajo
    Vajza: Edhe c’lidhje ka me mua?
    Babai: Jo nuk ka lidhje, por që ta dish
    Vajza: Mos fol budallëqe ik fli gjumë
    Babai: Vetëm një herë
    Vajza: Po ti je babai im
    Babai: E di, por është ndjenjë
    Vajza: Je në vete o ba, po më ke evlat, je në terezi?
    Babai: Ndjenjat nuk komandohen, pastaj kush do e marrë vesh?

Personi me inicialet R.M ishte divorcuar nga bashkëshortja rreth një vit më parë me të cilën kishte tre fëmijë. 18-vjeçarja ishte vajza e madhe.

Jashtë kameras të afërmit e 37 vjeçarit deklarojnë se ai ishte kthyer pak kohë më parë nga emigracioni ndërsa i shohin me dyshim akuzat e ngritura ndaj tij duke theksuar se rritja e fëmijëve ishte shqetësimi i tij më i madh.

Lidhur me ngjarjen për “News 24” ka folur dhe mamaja e 18-vjeçares. Sipas nënës së adoleshentes, vajza kishte shkuar të takonte të atin, por ai i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale. Ajo thotë se është shumë e tronditur nga kjo ngjarje dhe se kërkon të vihet drejtësi. Ndërsa shpjegon arsyet e ndarjes me bashkëshortin, ajo thotë se ai e dhunonte në sy të fëmijëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *