Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: “Teatri i rrezikuar nga babëzia e dyshes Rama-Veliaj, do jemi aty për ta mbrojtur”


Demokratja Albana Vokshi ka deklaruar sot se Teatri Kombëtar është në rrezik më shumë se kurrë nga grabitja e babëzia për të zhvatur gjithçka.

Në një reagim në Facebook, ajo shkruan se situata në teatër, është një qark i mbyllur mes qeverisë e krimit.

Ajo shton më tej se paratë e pista të krimit e korrupsionit që zgjedhin qeverinë, parlamentin e pushtetin lokal janë vënë në lëvizje për të shembur Teatrin Kombëtar.

“Teatri Kombëtar është në rrezik më shumë se asnjëherë nga epidemia e vjedhjes, e grabitjes së pronës publike, nga babëzia për të zhvatur gjithçka që ta jep në dorë pushteti i vjedhur dhe i blerë me paratë e krimit. Ky është një qark i mbyllur mes qeverisë dhe botës së krimit. Paratë e pista të krimit dhe korrupsionit që zgjedhin qeverinë, parlamentin, pushtetin lokal, kanë vënë në lëvizje vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që të investohen në kulla betoni në tokën e Teatrit dhe në pronën publike pas tij.” – shkruan Vokshi.

Ajo shkruan më tej se vendimi i nesërm i Këshillit Bashkiak i shërben kësaj skeme kriminale duke shtuar se bashkë me qytetarët do jetë ay për t’i bërë rezistencë babëzisë së dyshes Rama-Veliaj.

“Kësaj skeme kriminale do t’i shërbejë edhe vendimi i nesërm i Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ky është një vendin që e mbajnë sekret, sepse është një raport i manipuluar, siç ka mashtruar këto 20 vjet Edi Rama opinionin publik, duke na thënë se Teatri rrezikon të shembet. Teatri nuk u shemb as kur gënjeu Edi Rama, as kur ra tërmeti.

Rreziku i vetëm i vjen nga babëzia e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të vjedhur. Bashkë me artistët dhe qytetarët do të jemi këtu për t’i bërë rezistencë kësaj hordhie që, në ikje e sipër po përpiqet të na vjedhë pasurinë kombëtare, të na shkatërrojë trashëgiminë kulturore me akte talebanësh dhe të na përdhosë identitetin tonë europian.” – mbyll reagimin Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *