Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dalin negativë në testet për COVID-19


Të gjithë zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë të cilët iu nënshtruan testit për koronavirusin, kanë rezultuar negativë.

Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi nga Ministria e Drejtësisë.

Siç shkruan gazeta Zëri në Kosovë, këta zyrtarë u testuan pasi një koleg i tyre rezultoi pozitiv me COVID-19 në datën 11 Maj.

Po ashtu, ministria njofton se zyrtari i prekur me Covid-19 dhe familja e tij janë në gjendje stabile.

“Ministria Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e MD-së, të cilët janë testuar nga IKSHPK-ja kanë rezultuar negativ në testimin për Covid -19.Ky testim, është bërë për zyrtarë të cilët kishin kontakt të afërt me zyrtarin e MD-së, i cili dy ditë më parë, më 11 maj rezultoi pozitiv me Covid -19. Ministria e Drejtësisë është në kontakt të vazhdueshme me zyrtarin i cili ka rezultuar pozitiv, dhe ju njofton se gjendja e tij dhe familjes së tij është stabile. Gjithashtu, MD-ja ju informon se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara nga IKSHPK-ja, ku janë dezinfektuar ambientet e punës dhe janë vendosur gjitha mjetet e tjera higjienike. Ministria e Drejtësisë falenderon Institutin e Shëndetësisë Publike për angazhimin e tyre dhe testimin e zyrtarëve të MD, Ministrinë e Shëndetësisë dhe njëkohësisht ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve t’i zbatojnë masat e parapara për parandalimin e përhapjes së sëmundjes Covid -19”, thuhet në njoftimin e MD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *