Një 50-vjeçar është plagosur sot me armë zjarri në Selenicë të Vlorës.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45. 50-vjeçari me inicialet J.Xh., është plagosur në dorë pranë banesës së tij.
Ai është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 11:45, në rrethana ende të paqarta shtetasi J.Xh, rreth 50 vjeç, dyshohet se pranë banesës së tij është plagosur me armë zjarri në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thotë policia.