Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zbulon emrat e 3 inxhinierëve që ka paditur: Firmosën për shembjen e Teatrit pa e parë asnjëherë


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zbuluar se për çfarë bën fjalë padia që depozituan sot në Prokurorinë e Tiranës. Artistët dhe aktivistët kanë paditur 3 inxhinierë të Institutit të Ndërtimit, të cilët kanë firmosur relacionin që i kanë dorëzuar Bashkisë së Tiranës ku sugjerojnë shembjen e godinës.

Inxhinierët që janë paditur janë:  Elbarina Kola specialiste pranë Institutit të Ndërtimit, Artur Hasantare përgjegjës në këtë Institutit dhe Olsi Nunaj specialist.

Të tre akuzohen për ‘shpërdorim detyre’.

Në kallëzimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, thuhet se 3 nga 5 inxhinierët që kanë firmosur këtë relacion nuk e kanë inspektuar fare objektin e godinës së Teatrit Kombëtar dhe i janë referuar ‘nga zyra.

“Në dokumentacionin që ne arritëm të sigurojmë, në këtë vendim ka të bashkëngjitur një relacion i cili është përpiluar nga një grup inxhinierësh të Institutit të Ndërtimit.  Ky grup inxhinierësh ka dalë në konkluzione që ndërtesa e Teatrit Kombëtar duhet demoluar. Ajo që ne vumë është se nga 5 inxhinierë, këta i janë referuar në fakt aktkonstatimit të 2018-ës, të firmosur prej 10-11 inxhinierët që aty kanë emrin. Në këtë aktkonstatim ka një përshkrim të përgjithshëm të objektit, dhe në bazë të këtij dokumenti këta inxhinierë kanë propozuar prishjen e objektit. Që të vendosësh prishjen e objektit, së pari 3 nga 5 inxhinierët që kanë firmosur këtë akt, as nuk kanë qenë asnjëherë në objekt. 3 nga pesë inxhinierët janë zoti Artur Hasantare, zoti Olsi Nunaj të dy inxhinierë dhe arkitektja Elbarina Kola.  Këta 3 specialistë, i kanë propozuar bashkisë Tiranë dhe Këshillit të bashkisë, pikërisht shembjen e objektit të Teatrit Kombëtar pa ardhur dhe pa e konstatuar objektin në tërësinë e vet. Kanë arritur në konkluzione kur duhet të kishin ardhrur ta këqyrnin minimalisht. Nuk kanë qenë pjesë e aktit të 2018-ës, është e dukshme se janë përdorur.”- tha një nga aktivistet.

Mbrëmjen e kaluar, pas vendimit të Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar pa bërë akoma as mbledhjen, aktivistët dhe artistët u ngujuan në godinën e Teatrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *