Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ramavirusi infektoi dhjetëra nëna e vajza në fasoneri tani kërkon të mbyllë edhe mediat


Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor kërkon të mbyllë aktivitetin e RTV Ora.

Kryedemokrati shkruan se Rama infektoi vajzat e nënat në fasoneri pasi refuzoi mbylljen tani do të mbyllë mediat pas gjobave për zërat kritikë si Sonila Meço.

“RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *