Vendosni fjalën kyçe....

Djali i Auron Tares bëhet shembull për të madh e të vogël, ç’duhet të bëni në 2 minuta (VIDEO)


Djali i Auron Tares bëhet shembull për të gjithë, jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit, se si duhet të sillen në plazh. Në një spot të shkurtër ai mbledh mbeturinat në bregdet, për të pastruar plazhin dhe nxit të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. “Vetëm 2 minuta” – thotë vogëlushi.

Auron Tare siç duket ka zgjedhur të përcjellë mesazhin e rëndësishëm për qytetarët përmes birit të tij.

‘’Tashmë që vera po afron. Për të gjithë ju që shkoni në plazh. Dhuroni vetëm Dy Minuta dhe pastroni vendin përqark jush. Merrni plehrat me vete. Lini pas një Plazh të pastër për të gjithë ata që do të vinë pas teje. Ju Faleminderit.’’, shkruan Tare.

Auron Tare u zgjodh në 2018-ën, si kryetari i Këshillit Shkencor dhe Teknik të Pasurive Botërore Nënujore në Unesco, detyrë që do e mbajë për katër vite. Ai ndërkohë ishte dhe drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, por në maj të 2019-ës ia la këtë post Ledion Lakos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *