Vendosni fjalën kyçe....

Ergys Mërtiri: Shtimi i rasteve me koronavirus inskenim për të sulmuar tinëz Teatrin


Sociologu Ergys Mërtiri ka ngritur dyshime se rritja e numri të rasteve me koronavirusi në vendin tonë gjatë dy ditëve të fundit është një inskenim nga qeveria për të sulmuar fshehurazi Teatrin Kombëtar.

Gjatë fjalimit të tij para Teatrit Kombëtar, Mërtiri tha se Rama po e përdor pandeminë me qëllim për të çuar përpara manitë dhe fiksimet e veta 20-vjeçare.

 “Duke parë numrin e shtuar të rasteve me COVID-19 gjatë këtyre ditëve, nuk mund të mos dyshojmë se e gjithë kjo është një inskenim për ta përdorur COVID si një instrument për të luftuar teatrin, për të mbyllur njerëzit në shtëpi gjatë fundjavës me qëllim që të sulmohet tinëz dhe pabesisht godina e Teatrit Kombëtar në mëyrë që të pengohen qytetarët e Tiranës që të vijnë dhe të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore.

Jemi totalisht mosbesues nga këtij shteti, i cili në pafundësi rastesesh vepron fshehtas, skuthërisht, në mënyrë totalisht jo të përgjegjshme, me flasifikime firmash siç kemi denoncuar sot në prokurori, me mungesë transparence e njerëz totalisht të paaftë. Qëllimi i këtij shteti është të pengojë çdo zhvillim dhe për të çuar përpara axhendat personale të njerëzve që janë në pushtet.

Personalizimi i pushtetit dhe i këtij shteti na ka shoqëruar kudo dhe kjo ëshë arsyeja përse jemi këtu. Ne jemi këtu sepse nuk kemi pasur një shtet që nuk funksion si çdo shtet tjetër. Ne jemi këtu sepse Institucionet nuk kanë funksionuar siç duhet të funksionojnë institucionet. Ato janë vetëm zgjatime, të kryeministrit për të çuar përpara manitë dhe fiksimet e veta 20-vjeçare tashmë.

Nëse kjo sëmundje përdoret tinëzisht dhe pabesisht për të shkatërruar teatrin do jetë një shembull i trishtë sesi ky armik i padukshëm me të cilin Rama terrorizoi qytetarët për javë të tëra, tashmë po kthehet në instrumet për të luftuar armikun e dukshëm që në fakt janë qytetarët, të cilët ai pretendon se i kanë dhënë votën. Armiku i vërtetë i Ramës është qytetari, është e drejta, zbatimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve,  dhe po përdor armiq imagjinarë për çuar përpara axhendat e veta”– u shpreh ai.

Mërtiri tha se mbrëmjen e kaluar ishin vendosur grupe policësh të cilët gjobisnin qytetarët që kalonin në pedonale, për t’i penguar ata të protestonin për mbrojtjen e Teatrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *