Një trup i pajetë është gjetur sot në bregdetin e Durrësit. Mësohet se ka qenë një anije peshkimi që ka pikasur kufomën në det, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Policia e Durrësit thotë se bëhet fjalë për një grua.
“Më datë 15.05.2020, rreth orës 08:30, në lagjen nr.1,Durrës, është gjetur e mbytur në det një shtetase e seksit femër ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.