Vendosni fjalën kyçe....

Inspektorati Shëndetësor kërkon mbylljen e RTV Ora


Inspektorati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora.

Këtë lajm e ka konfirmuar Brahim Shima, drejtori i Informacionit të RTV Ora i cili tha se pas 2 gjobave 20 milionë lekë nga ISHSH-ja ka shkuar edhe kërkesa për mbylljen e aktivitetit.

Vijnë dy gjoba ISHSH nga 20 milion dhe një kërkesë për mbyllje aktiviteti. Nuk e di se me çfarë vullneti një kryeministri në këto merr vendimin për mbylljen e një televizioni. Kjo është demokracia që duam të bëjmë ne? Në shumë vend evropiane janë bërë emisione me shumë se 3 veta. Kur në një kohë që të ftuarit në studioi kanë qenë më mbi 2 metra larg. 

Mbyllja e televizionit ka ndodhur sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme. Është bërë inspektimi vetëm me një foto, nuk kanë ardhur në televizion inspektorë. Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll  fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë“- thekson drejtori i informacionit te RTV Ora, Brahim Shima. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *