Vendosni fjalën kyçe....

Lehtësimi i masave nga e hëna, Rama thumbon Bashën: Mos merrni shembullin e tij, do gjobiteni


Kreu i ekzekutivit, Edi Rama, duke shpjeguar masat lehtësuese që fillojnë që prej të hënës, nuk la pa lëshuar thumba në drejtim të kundërshtarit të tij politik në opozitë, Lulzim Basha.

Rama iu drejtua qytetarëve se masat lehtësuese varen nga vetë ata dhe se nuk duhet të marrin shembull nga kryedemokrati Basha i cili u gjobit dy herë brenda ditës për shkeljen e tyre.

“Turizmi e transporti publik janë edhe vendet që mund të hapen më shumë të diskutueshme. Nuk është një turizëm normal. Kufizimet janë të domosdoshme në këtë kohë. Nuk mundet që për hir të 15 ditëve në plazh, të mbushim spitalin. Nuk mund që me këmbët tona, të shkojmë në mbyllje të tretë.

Gjithçka varet nga sjellja jonë. Nuk mund të ndodhë siç ndodhi me zotin Basha apo me ata që dolën në protestë. Janë rregulla të njëjta që do të funksionojë edhe për kryetarin e PD. Këto janë sjellje të papërgjegjshme. Mos merrni shembullin e kryetarit të Partisë Demokratike. Mund të jeni dakord me temat e tij, por jo me sjelljen e tij. Nuk e bën kurrë në botë askush atë gjë, as më pak një person publik”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *