Vendosni fjalën kyçe....

Meda emërohet president i klubit të ri të futbollit


Këngëtari nga Kosova, Mehdin Pergjegjaj i njohur shkurt si ‘Meda’, i është rikthyer futbollit. Mediat në Kosovë shkruajnë se ai është bërë president i klubit më të ri, Hajvalia 2020.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i ri përmes një videoje në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

“Të dashur qytetarë të Hajvalisë,
Të nderuar sportistë,

‘F.C Hajvalia 2020’ ka nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush një figurë të shquar në Kosovë.

Një prej artistëve më të mëdhenjë kosovar, një tifoz i madh i futbollit, sot, zyrtarisht, është zgjedhur president i klubit tonë.

Zonja dhe zotërinjë, Mehdin Pergjeçaj – MEDA!”– njofton klubi.

Këngëtari nga Deçani, më parë ka qenë president i klubit të Hajvalisë, e cila tri vite me parë është shkrirë. Meda vetë ka dhënë një mesazh, përmes një video të publikuar nga faqja e klubit.

“Më lejoni t’ju them se më ka marrë malli për të gjithë ju. Fillimisht uroj të jeni mirë me shëndet dhe jashtë rrezikut nga ky virus që ka kapluar botën. Sot nuk ju drejtohem që të flasim për muzikën dhe ndonjë projekt të ri, por do të flasim për futbollin.”– thotë Meda, i cili më pas nis e tregon për themelimin e klubit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *