Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas denoncimit të këshilltarit opozitar: Nuk mund ta besoj


 Pas denoncimit të Fabian Topollajt i cili akuzon kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, se manipuloi mbledhjen e këshillit bashkiak me qëllim për të vendosur në fshehtësi për shembjen e Teatrit Kombëtar, ka reaguar presidenti i vendit Ilir Meta.

Meta thotë që s’mundet dot ta besojë që kjo ka ndodhur.

“Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur!”- shkruan Meta ndërsa shpërndan denoncimin e Topollajt.

 “Mëngjesin e 13 majit në postën time elektronike më kish ardhur njoftimi për mbledhje Këshilli Bashkiak online (i thëncin) ku në asnjë nga pikat e rendit të ditës nuk përmendej cështja e Teatrit. Të nesërmen, dt 14 maji, një e-mail tjeter lajmëronte shtimin e cështjes së prishjes së Teatrit Kombëtar me lajmërimin se këshilltarët do mund të dërgonin votën e tyre nëpërmjet e-mail më 15 maj, ora 12:00. As diskutime dhe asgjë tjetër përvec votës pro ose kundër në Këshillin me një opozitar të vetëm, përfaqësuesin e Bindjes Demokratike atje, që jam unë”, shkruante Topollaj.

Meta ka shpërndarë dhe në Twitter, mesazhin e komisioneres së KE-së, Mariya Gabriel. Kjo e fundit iu bën apel institucioneve shqiptare të përfshihen pa vonesë në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë.

“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë # kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm në #Nacional Theatre #Tirana.
Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë.”– shkruan Gabriel.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *