Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon sërish për Teatrin: Faktet publike në orët e fundit flasin për veprimtari të strukturuar kriminale


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka reaguar sërish për Teatrin Kombëtar, duke akuzuar se nga faktet e bëra publike rreth kësaj çështje në orët e fundit, flasin për një veprimtari të strukturuar kriminale që kërkon të vërë kazmën te godina.

Meta i konsideron provokime veprimet të cilat rrezikojnë paqen sociale në vend.

Faktet e bëra publike orët e fundit flasin qartë për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale, të paamnistueshme në çdo kohë, që kërkon të jetësojë marrëzinë për t’i vënë kazmën Teatrit Kombëtar, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështjeje, që ka marrë një dimension të qartë europian dhe ndërkombëtar.

Këto provokime mjaft serioze për paqen sociale në vend, janë të barazvlefshme si t’i vësh kazmën një herë e përgjithmonë përpjekjeve tona për të ecur së bashku me Maqedoninë e Veriut drejt çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Shpresoj shumë të ketë një reflektim dhe aktet e publikuara në media të mos jenë të vërteta. 15 kushtet e vendosura nga BE janë tepër! Shtimi edhe vetëm i një kushti tjetër do të ishte fatal e me pasoja vështirë të rikuperueshme për të ardhmen europiane të vendit!”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *