Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogu i njohur thirrje partive politike: Mos e njihni gjendjen e fatkeqësisë, qeveria e ka thyer vetë


Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u ka bërë thirrje subjekteve politike që të mos e njohin gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore, me argumentin se qeveria është e para që e ka thyer.

Goci është një ndër aktivistët që u ngujua mbrëmë në godinën e Teatrit, pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për ta shembur. Ai thotë se koha nuk pret dhe se ky akt politik duhet kryer sa më shpejt për ruajtjen e Teatrit dhe Demokracisë në vend.

“Thirrje!
I shoh partite opozitare, levizjet, ne mbeshtetje te plote te kauzes per mbrotjen e Teatrit, por kjo nuk mjafton. I sfidoj te gjithe subjektet politike qe te dalin me nje deklarate publike qe nuk e njohin gjendjen e fatkeqesise, per arsyen e thjeshte sepse qeveria shqiptare e ka thyer vete e para dhe sepse mbyllja po cenon rende jeten dhe sigurine e qytetareve.
Qytetaret duhen çliruar, gjobat e Rames nje dite do falen si zakonisht, nuk mund te kete aksion kolektiv te organizuar, nese nuk ka nje qendrim politik per gjendjen e fatkeqesise.
Çdo vonese per ta kryer kete akt politik, eshte rrezik per Teatrin dhe Demokracine ne vend.
Koha nuk pret, duhet vepruar tani!”- shkruan Goci.

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për të kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ndezi sërish debatin i cili prej dy vjetëve ka pasur ulje ngritjet e tensioneve që jo pak herë është shoqëruar me përplasje.

E kulmi arriti dje me Këshillin Bashkiak të Tiranës që urdhëroi shembjen e godinës dhe mbrëmjen e kaluar artistët e aktivistët u ngujuan në godinën e Teatrit për të mos lejuar shembjen e tij. Edhe kryedemokrati Lulzim Basha tha mbrëmë se do ta gdhijë me artistët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *