Policia ka zbuluar detaje nga ngjarja e ndodhur në Laç ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.
Shtetasi i plagosur me iniciale Z.M banues në Lezhë është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Ndërsa, është identifikuar autori i dyshuar me iniciale I.Xh për të cilin vijon puna për kapjen e tij.
“Sot ,rreth 17:45 ,në qytet Laç, si pasoje e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore spitalin e Traumës.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit e dyshuar të ngjarjes , konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë .