Vendosni fjalën kyçe....

Shkatërrohet banda e fajdeve në Itali, 6 të arrestuar mes tyre një shtetas shqiptar


Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal, që jepte hua me shuma të mëdha në kohë pandemie të koronavirusit, për bizneset e vogla që ishin në vështirësi ekonomike.

Në pranga kanë përfunduar disa shtetas italianë, që dyshohet se janë një familje mafioze e njohur në vend dhe një shtetas shqiptar i quajtur Kreshnik Nikolli. Viktimat mendohen se kanë qenë tregtarë të vegjël, që kishin vështirë ekonomike tashmë në kohën e krizës nga Covid-19, raportojnë mediat italiane.

Secili prej personave që kishte një biznes të vogël i është drejtuar grupit, duke qenë se nuk merrnin dot kredi të legalizuar. Grupi jepte paratë dhe pas do të kthehej dyfishi i parave të dhëna.

Kur gjithcka përfundoi, grupi regjistroi si të vetat shtëpi, makina e prona. Një prej të arrestuarve ishte i tmerrshëm në raport me viktimat, duke u mburrur se kishte marrëdhënie të afërta me grupe kriminale e krimin e organizuar.

Telefonatat dhe përgjimet e tjera kanë zbuluar sesi ky grupim përdorte kërcënime dhe metoda të tjera të ngjashme me ato mafioze për të thithur pasuri. Policia menjëherë pas përgjimeve arrestoi anëtarët e bandës nën disa akuza, kryesisht për zhvatje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *