Një erë e pazakontë në formë stuhie ka nisur mbrëmë në Tiranë dhe në Durrës, duke ngritur në ajër dhe grimca rëre dhe dheut.
Dje para shkulmit të erës, në qiellin e Durrësit ishin grumbulluar formacione të pazakonta resh që dukeshin më pranë se zakonisht.
Por pavarësisht erës së fortë, temperaturat do të jenë të larta dhe të pazakonta për muajin maj, ku ditën e sotme arrijnë deri në 34 gradë në vlerat maksimale.
Moti do të vijojë të jetë me vranësira në të gjithë territorin shqiptar, ndërsa temperaturat e larta dhe era do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 18º deri 30ºC
zonat e ulëta 21º deri 34ºC
zonat bregdetare 21º deri 31ºC