Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ka quajtur “kanibalizëm shtetëror” kërkesën për mbylljen e RTV Ora.
Sipas tij, mbyllja e gojës së medias është krim ndaj lirive të çdo qytetari, një orë alarmi për demokracinë.
“Mbyllja e RTV ORA një Kanibalizem mafioz shtetëror dhe shkencor.
Mbyllja e gojës së medias së lirë një krim ndaj lirive të çdo qytetari.
Mbyllja e ORA TV është Orë alarmi për demokracinë, që po goditet nga mafia e pushtetit.
Mashtrimi me Pandeminë po përdoret për të asgjësuar sigurinë e qytetareve dhe çdo të drejtë themelore të tyre.
Tu qëndrojmë përballë maskarenjve me pushtet për të shpëtuar veten dhe atdheun.
ORA është tani”-shkruan Vasili.