Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Rama kërcënon me mbyllje RTV Ora, po bëhet polici dhe gjykatësi i medias


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar në lidhje me urdhrin për kërkesë mbylljes e RTV Ora.

Vokshi thotë se në krye të këtij kërcënimi qëndron Rama dhe ai po bëhet polici dhe gjykatësi i medias.

Më tej, ajo bën thirrje për reagim qytetar pasi rrezikohet demokracia në vend.

Postimi i plotë:

Në mëngjes gjobë, në dreke kërcënimi me mbyllje.
Rama kërcënon Ora Neës me shkresa me plot gafa, duke dëshmuar se qëndron në krye të të gjithë urdhrave absurdë në këtë kohë pandemie.
Nuk flasin specialistët, por Sulltan Rama!

I ka ikur truri. Nuk logjikon më!

Në përpjekje për të shuar çdo zë kritik ndaj abuzimeve të panumërta të Kryeministrit dhe kabinetit të tij, Rama bëhet polici dhe gjykatësi i medias.

Sot në Shqipëri:
Nuk ka media të lirë!
Nuk ka fjalë të lirë!
Nuk ka Gjykatë Kushtetuese!
Nuk ka prokurori të pavarur!
Nuk ka pushtet lokal!
Nuk ka as Qeveri!
Nuk ka votë të lirë!

Sot, në Shqipëri ka vetëm një sundimtar uzurpator të çdo pushteti që dhunshëm po shkel çdo liri e të drejtë të shqiptarëve.

Pandeminë e shfrytëzoi për të vjedhur i qetë me dhe për llogari te 4-5 oligarkëve me kontrata sekrete, koncesione e PPP.

Kush bën transparencë, kush informon publikun për situatën reale përndiqet, gjobitet, dënohet, ndëshkohet, arrestohet. Nuk kursehet asnjë mjet.
Sot, Shqipëria nuk është më demokratike. Kryeministri po realizon pushtetin diktatorial me rregullat e virusit.

Liria e medias është kushti 15 për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Por me Ramën, çdo ditë që kalon, na çon më larg Europës.

Nëse nuk reagohet sot, nesër është tepër vonë. Dëmet në shoqëri, ekonomi po më së shumti në demokraci mund të jenë të pariparueshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *