Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy inspektorët e pyjeve në Ishëm, policia: Nuk denoncuan shpyllëzimin dhe 100 fidanët me kanabis


Policia ka arrestuar dy inspektorë të pyjeve në Njësinë Administrative Ishëm, ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe kryeplaku i fshatit Kuraten.

Dy inspektorët me inicialet R. S. dhe S. D., janë arrestuar pasi sipas policisë nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e zonës dhe nuk kanë konstatuar dëmtimin e pyllit, hapjen e tokës dhe fidanët narkotikë që dyshohet se do kultivoheshin në këtë sipërfaqe.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrollit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Kuraten, Njësia Administrative Ishëm, Durres, kanë konstatuar një sipërfaqje të shpyllëzuar dhe kanë gjetur rreth 100 fidanë kanabis gati për kultivim në këtë sipërfaqe të shpyllëzuar.

Në vijim të veprimeve të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. S. dhe S. D., banues në Ishëm, me detyrë inspektor pyjesh në Njësinë Administrative Ishëm.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten, shtetasi U. D.

Shtetasit e mësipërm nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e zonës, pasi nuk kanë konstatuar dëmtimin e pyllit, hapjen e tokës dhe fidanët narkotikë që do kultivoheshin në këtë siperfaqe.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *