Vendosni fjalën kyçe....

Goditi drejtorin dhe shefin e shërbimeve brenda bashkisë, arrestohet 40-vjeçari në Kolonjë


Policia në Kolonjë ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar e kërcënuar dy zyrtarë të bashkisë, si dhe ka kundërshtuar policët.

I arrestuari është shtetasi me inicialet O. M., i cili rezulton i dënuar më herët për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit.

“Goditi dhe kanosi për shkak të detyrës dy zyrtarë të Bashkisë Kolonjë, si edhe kundërshtoi punonjësit e policisë së rendit, arrestohet në flagrancë nga policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  • O. M., 40 vjeç, banues në Ersekë, (i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit).

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi i mësipërm në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E. H., me detyrë Drejtor Kabineti dhe E. Z., me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu 40-vjeçari, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të rendit publik, gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *