Vendosni fjalën kyçe....

I doli audioja ku i kërkonte vajzës së tij seks, jepet vendimi për 37-vjeçarin në Maliq


Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg 37-vjeçarin me inicialet R.M në Maliq, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjeçare.

37 vjeçari nga fshati Vloçisht në Maliq, u arrestua në banesë pas denoncimit të vajzës së tij. Ajo i kishte dorëzuar policisë një regjistrim në audio që i kishte bërë babait, i cili i kërkonte të kryenin marrëdhënie seksuale.

 37-vjeçari ishte ndarë nga bashkëshortja dhe vajza e madhe shkonte shpesh për ta takuar. Ajo kishte udhëtuar nga Korça në drejtim të Vloçishtit për të vizituar babanë.

Vajza, pasi ka bërë regjistrimin, ia ka dërguar atë shoqes së saj të ngushtë. Bisedën e ka fshirë nga telefoni i saj dhe më pas ka shkuar me shoqen dhe e kanë dorëzuar audion në Polici.

Në bisedën e publikuar në media, i ati i thotë së bijës se nuk i komandon dot ndjenjat për të dhe se askush nuk do ta marrë vesh nëse ndodh gjë.

Babai i vajzës njihej si një person problematik dhe si përdorues i lëndëve narkotike. Disa vite më parë, ai kishte tentuar të vetëdigjej para Prokurorisë së Korçës, e një herë tjetër ka qenë i arrestuar, pasi kishte goditur dy punonjës Policie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *