Vendosni fjalën kyçe....

Macron-in e bëjnë “për ujë të ftohtë” në spital: Kemi vite me probleme, edhe para Covid-19 s’kishim pajisje


Presidenti Macron mori një dush të ftohtë nga stafi i një spitali kryesor në Paris që iu ankua atij për paga të ulëta dhe mungesë pajisjesh mjekësore duke e presidentin të pranojë disa gabime të së kaluarës.

Presidenti francez Emmanuel Macron u prit me një qasje të zemëruar kur erdhi të vizitojë spitalin Pitie-Salpetriere në Paris.

Duke biseduar me stafin e kujdesit shëndetësor, ai u tha atyre të mos lejojnë që ‘të bjerë energjia e mirë’, por gjesti i ngritjes së moralit nuk u prit mirë nga disa prej infermierëve që e dëgjonin.

“Fatkeqësisht kemi mbërritur në një pikë kritike. Edhe para Covid-19 ne ishim të dëshpëruar. Kemi vite në këtë gjendje.” – iu drejtua një infermier, presidentit Macron.

Pitie-Salpetriere është një nga spitalet kryesore të Parisit që trajton pacientët me koronavirus, por stafi i tij me sa duket po vuan nga një mungesë e mjeteve të mbrojtjes personale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *