Mary-Kate Olsen ka dorëzuar në gjykatën kërkesën për t’u divorcuar nga burri i saj prej pesë vitesh, Olivier Sarkozy.
Siç shkruan CNN, një zëdhënës për sistemin e gjykatave në New York thotë se paraqitja e kërkesës urgjente të Olsen për divorc është refuzuar, për shkak se gjatë pandemisë së koronavirusit divorci nuk konsiderohet si një çështje urgjente.
“Vetëm çështjet thelbësore / emergjente lejohen të paraqiten”- tha Lucian Chalfen nga Gjykata Supreme e New York-ut.
Stilistja dhe aktorja amerikane Olsen, sipas CNN-it aktualisht është duke u karantifikuar me miqtë në Hamptons.
Olsen dhe Sarkozy, shkaktuan shumë polemika kur u lidhën për herë të parë në vitin 2012 për shkak të distancës së madhe në moshë.
Bankieri i njohur është vëllai i ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy. Ata kanë qenë tejet privatë në lidhje me marrëdhëniet e tyre.