Korrespondentja e CNN-it, Kaitlan Collins është kapur duke hequr maskën e fytyrës, pas një konference në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë që më parë kishte kritikuar presidentin Donald Trump se pse ai nuk mbante maskë në publik.
Përdorimi i maskës ishte opsional, dhe gazetarja e CNN-it si shumica e kolegëve të saj kishte zgjedhur ta vinte maskën gjatë konferencës së të premtes.
Mirëpo, kur zëdhënësja Kayleigh McEnany u largua nga podiumi dhe duke menduar se kamerat u fikën, Collins menjëherë e hoqi maskën. Në të njëjtën ditë, ajo i kishte kërkuar llogari Trump gjatë konferencës për shtyp se përse nuk mbante maskë.
The mask is for show? pic.twitter.com/XnRLiEJ1L5
— Power Tie (@realPowerTie) May 15, 2020
“Zoti president, a mund të sqaroni pse disa prej jush kanë maskë dhe disa jo? “ – i kërkonte Collins llogari Trump-it. Por mesa duket vetë maskën e mbante vetëm për dukje.