Vendosni fjalën kyçe....

Michelle Obama e shqetësuar për “Mbrëmjen e Maturës”, u organizon të rinjve festën virtuale


Michelle Obama është e shqetësuar për Mbrëmjen e Maturës dhe po ndihmon të rinjtë që të mund ta realizojnë atë edhe online.

Organizata e Obamës, “When we all vote” dhe MTV do të organizojnë një Mbrëmje Mature Virtuale për klasën e vitit 2020.

Ky event është lajmëruar për të enjten dhe siç shkruan CNN, ka për qëllim t’i ngrejë humorin studentëve, të cilëve u janë anuluar ballot e maturës dhe ceremonitë e diplomimit. Po ashtu po i japin edhe një orientim studentëve për të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare në nëntor.

Në orën 9 të darkës, festa virtuale do të transmetohet live të enjten në MTV dhe YouTube dhe do të marrin pjesë edhe të ftuar të famshëm, ndërsa do ketë shfaqje live edhe nga disa prej tyre.

Ish-zonja e parë i befasoi studentët të mërkurën në një bisëdë në “Zoom” ku i uroi për përpjekjet dhe rezultatet e tyre.

Michelle Obama në Mbrëmjen e saj të Maturës, në vitin 1982


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *