Vendosni fjalën kyçe....

Ndrenika: S’e kam hedhur firmën për prishjen e teatrit, por për teatër të ri (Video)


Aktori Robert Ndrenika, emri i të cilit figuron në peticionin e nënshkruar nga artistë të ndryshëm të vendit për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu ka deklaruar se firma që ka vënë nuk është për prishjen e teatrit por për ndërtimin e një teatri të ri në një vend ku mendohet se është më mirë.

“S’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor. Mbase gjeni një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni.” – ka thënë ai.

Në peticionin e nënshkruar nga një sërë artistësh në vend bëhet thirrje që politika të mos përfshihet në projektin e Teatrit Kombëtar.

“Me këtë peticion ne kërkojmë që politika e të gjitha anëve, të mos na bëjë as ne, as projektin e Teatrit të ri Kombëtar, pjesë të lojës apo çorbës së saj. Ne Ju drejtohemi me kërkesën publike që të ndaloni menjëherë politizimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje! Ne duam të ndajmë me Ju dhe publikun shqiptar, bindjen tonë se kushdo që do të përpiqet ta përdorë më tej emrin dhe skenën e Teatrit Kombëtar për teatro të natyrave të ndryshme, pa asnjë lidhje me teatrin tonë, nuk do as të mirën e kulturës shqiptare, as të mirën e Teatrit Kombëtar dhe as të mirën tonë jo dhe jo!” – thuhej ndër të tjera në peticionin e artistëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *