Vendosni fjalën kyçe....

Një gur varri para zyrës së Merkelit, policia gjermane nis hetimet


Policia gjermane ka nisur hetimet pasi një gur varri u vendos në zyrat elektorale të kancelares gjermane Angela Merkel.

Me sa duket kjo është bërë për të kundërshtuar masat e vendosura nga qeveria, për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ky incident vjen ndërkohë që mijëra demonstrues u përgatitën të mblidhen në qytetet e mëdha gjermane përfshirë Stuttgart, Mynih dhe Berlin për të protestuar  kundër izolimit në shtëpi.

Trëndafila të kuq dhe qirinj u vendosën rreth gurit të varrit, i cili mbante mbishkrimin: “Liria e shtypit, liria e mendimit, lëvizja dhe Kuvendet – Demokracia 1990-2020”. Një maskë për fytyrën ishte e lidhur me gurin e varrit.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë CDU të Merkel, Paul Ziemiak, e quajti këtë “një veprim me shije të hidhur”.

Gjermania po përballet me një valë në rritje të protestave lidhur me masat kundër COVID-19.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *