Vendosni fjalën kyçe....

Pandeli Majko kundër Ramës për Teatrin: Qëndrimi im më i “vjetër” se qeveria ku bëj pjesë


Ndërkohë që debati për çështjen e Teatrit Kombëtar vijon të jetë i nxehtë, ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka treguar se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar. Ai vazhdon të jetë kundra idesë së kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, për shembjen e godinës.

Në një proponcim të dhënë për gazetën Tema, Majko kujton debatet e tij me Ramën për Teatrin që prej shumë vitesh.

Çfarë thotë Pandeli Majko

Nuk dua të futem në debatin tejet të politizuar tashmë për godinën e Teatrit Kombëtar. Qëndrimi im nuk ka nevojë të diskutohet pasi ai është më i “vjetër” se sa qeveria ku bëj pjesë.

Kushdo që më njeh brenda Partisë Socialiste thjesht e ka respektuar dhe zëri im nuk bëhet pjesë e asnjë komedie politike.

Por, tek lexoj shkrime për “historinë” e debatit për godinën e Teatrit Kombëtar shtrembërimi i të vërtetës ka filluar të flasë me seriozitet.

Në vitin 1998 në vizitën zyrtare si kryeministër në Greqinë fqinje, në vendin ku “lindi” teatri, kërkova ndihmë për të ndërtuar një Teatër.

Zyrtarët grekë e pritën mjaft mirë dhe nënshkruam një marrëveshje me kryeministrin e kohës Micotaqis.

Pjesa e parë e grantit që erdhi si ndihmë nga pala greke mbeti e pashpenzuar në vite me debate se ku dhe si do të bëhej nga qeveritë e radhës.

Në 2002 kam pasur debatin e vjetër me mikun tim, Edi Ramën për prishjen ose jo të Teatrit. Kjo solli largimin e drejtorit të Teatrit, që kishte rënë dakord për prishjen e tij.

Aty u vendos Agim Qirjaqi, një arstist, më shumë se sa një drejtor i mirëfilltë, pasi ai nuk e donte këtë post.

Ai qëndroi vetëm disa muaj me kushtin që i vendosa për ta ndjekur vetë rikonstruksionin e godinës se Teatrit Kombëtar.

U dha një “grant” me një vendim të posacëm të qeverisë, i cili sigurisht që u bë realitet.

Kur rikonstruksioni mbaroi unë nuk isha më në zyrën e kryeministrit, por në atë të ministrit të Mbrojtjes.

Artistët siç kanë artin, kanë edhe kujtesën. Ata më ftuan në inagurimin e rikonstruksionit të pjesshëm të godinës.

Inagurimi ishte një takim që nuk shpjegohet veç jetohet. Agim Qirjaqi pas kësaj dha dorëheqjen.

Ai sot nuk jeton më, por lotët e tij dhe emocionet e asaj nate me artistët e Teatrit Kombëtar më detyrojnë t’i shkruaj këto rreshta.

Ministri i Kulturës në atë kohë ishte një intelektual nga Elbasani, Agron Tato.

Në ndryshim nga “historia” e shkrimit Arta Dade ishte ministre e Jashtme…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *