Piers Corbyn, vëllai i ish-drejtuesit të Partisë Laburiste në Angli, u arrestua pasi foli në një protestë kundër bllokimit lidhur me Covid-19 në Hyde Park të Londrës.
Pamjet tregojnë se ai ishte i prangosur dhe u mor nga policia pasi nuk pranoi të largohej.
Corbyn paralajmëroi turmën duke folur para saj për lidhje të pretenduara midis pandemisë së koronavirusit dhe rrjetit 5G, duke pretenduar se ky rrjet ‘rrit mundësinë e prekjes na Covid-19’.
“Ata po na thonë se është një pandemi. Është një paketë gënjeshtrash për të shpërlarë trurin dhe për t’ju mbajtur nën kontroll.” – i tha ai një turme të vogël të mbledhur rreth tij.
Ai vazhdoi të flasë për vaksinimet e detyruara dhe liritë civile, por shpejt u rrethua nga policia.
Pas një përplasjeje të shkurtër, një nga oficerët i vuri prangat pasi raportohet se nuk pranoi të largohej nga vendi i ngjarjes.