Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet raporti për rrëzimin e helikopterit, ku humbi jetën Kobe Bryant


Publikohet raporti lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi më 26 janar, ku humbi jetën legjenda e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij adoleshente.

Një raport prej 180 faqesh është publikuar nga County Examiner-Coroner Medical i cili tregon se piloti i helikopterit rezultoi negativ për drogë dhe alkol. Ekzaminimi tregon se Kobe Bryant dhe tetë viktimat e tjera, kanë vdekur si pasojë e një traume të rëndë.

Siç shkruan BBC, shkaku i përplasjes që ndodhi në Kaliforni mes mjegullës së dendur, është ende duke u hetuar.

50-vjeçari Ara Zobajan ishte piloti në aksidentin tragjik. Raporti tregon se të gjithë pësuan lëndime të menjëhershme fatale kur helikopteri u rrëzua në kodër.

Ky raport ofron një vështrim klinik se sa brutal ishte aksidenti. Teksti përshkruan se si kishte kocka të thyera, pjesë të trupit të shpërbëra dhe një erë e keqe që vinte nga ato që digjeshin. Raporti thotë se të gjithë humbën jetën nga aksidenti i rëndë, që dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur.

Në helikopter ishte edhe vajza 13 vjeçare e basketbollistit, Gianna Bryant. Gjithashtu në helikopter ndodheshin edhe dy shoqe të skuadrës së basketbollit të adoleshentes, të afërmit e tyre dhe një trajner, të cilët ishin duke shkuar për në një turne në Thousand Oaks.

Avokatët e gruas së basketbollistit, Vanessa Bryant, kanë ngritur një padi ndaj kompanisë që drejtonte helikopterin. E veja e Bryant pretendon se piloti Zobayan, i cili vdiq në aksident nuk i vlerësoi të dhënat e motit para se të dilte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *