Vendosni fjalën kyçe....

Trump-i zotohet të çmontojë kontrollin e së majtës radikale mbi rrjetet sociale


Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar të prishë kontrollin e dukshëm të ‘së majtës radikale’ mbi platformat e mediave sociale.

Më parë, presidenti falenderoi ‘luftëtarët e tij të tastierës’ për mbështetjen e tyre, pasi akuzuan firmat e teknologjisë për censurë.

“E majta radikale është në komandën dhe kontrollin e plotë të Facebook, Instagram, Twitter dhe Google”, shkroi ai në Twitter të shtunën.

“Administrata po punon për të korrigjuar këtë situatë të paligjshme. Qëndroni në kontakt dhe dërgoni emra dhe ngjarje.” – shtoi ai.

Trump ishte duke iu përgjigjur drejtpërdrejt Michelle Malkin, një ekspert i diskutueshëm i krahut të djathtë dhe kundërshtar i censurës së Big Tech.

Kur Trump u premtoi të premten mbështetësve të tij në internet Malkin tha se krahu i djathtë është ende duke u goditur nga interneti dhe pyeti nëse presidenti do bënte diçka para se të ishte shumë vonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *